Dy aktorët e famshëm, Kit dhe Rose janë bërë prindër për herë të parë

Kit Harington dhe Rose Leslie kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë. Dy aktorët e njohur të Game of Thrones, 33 vjeç, të cilët u njohën dhe u dashuruan gjatë xhirimeve, zbuluan lajmin e bukur kur Rose shfaqi barkun e rrumbullakosur në shtator të vitit që lamë pas.

Një fotografi bardh e zi nga xhirimet për revistën Make e tregonte aktoren rrezatuese. Rose njihet nga të gjithë për rolin e saj si Ygritte në serial, që fatkeqësisht nuk arriti deri në finale.

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi, pasi Rose ka sjellë në jetë një djalë. Ky lajm është konfirmuar nga mediat e huaja, ndërsa emri i bebushit nuk është zbuluar ende. Madje, nuk kemi asnjë lajm zyrtar nga çifti për faktin që janë bërë prindër për herë të parë.

Duke folur për revistën Stylist për kohën e saj në karantinë, Rose tha: “Ndihem jashtëzakonisht mirënjohëse. Burri im dhe unë ishim me fat që kaluam izolimin në fshat. Ka qenë një kohë e jashtëzakonshme për të gjithë ne, sigurisht që na ka ngadalësuar”.

Çifti e mbajti martesën e tyre private dhe para ceremonisë nuk ishin shfaqur së bashku për më shumë se gjashtë muaj.

LEXO EDHE:

Back to top button