Sulmuesi shqiptarë nga Kroacia në Hungari?!

Nuk kanë qenë sezone me shumë fat këto të fundit për Eros Grezdën te Osieku në Kroaci. Futbollisti ka dalë jashtë planeve të trajnerit dhe në këtë formë pritet të ndryshojë ekip. Sakaq, mediat në Kroaci e lidhin Grezdën me një kalim në Hungari te ekipi i Diosgor në elitën e Hungarisë. Kjo skuadër drejtohet nga ish-trajneri i Grezdës te Osijeku, Zoran Zekiç, e ky i fundit ka besimin se mund t’i marrë më të më mirën futbollistit shqiptar.

Kujtojmë se në Hungari aktivizohen shumë shqiptarë si Uzuni, Prenga, Aliji apo Memolla dhe Florent Hasani qe janë pikërisht pjesë e Diosgorit. Mbetet për t’u parë nëse tratativa do të mbyllet me sukses, teksa në Kroaci flitet se për Grezdën ka interes edhe nga Koreja e Jugut apo Polonia. /VipSport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button