Pjesa më e madhe shteteve të botës kanë marrë masa ndaj Rusisë dhe presidentit të saj Vladimir Putin, duke e penalizuar në aspektin ekonomik, për shkak të ndërhyrjes ushtarake ndaj Ukrainës.
Një tjetër “dënim” për Putin ka ardhur së fundmi edhe nga ana e Organizatës Ndërkombëtare të Taekvondos, e cila ka vendosur t’i heqë rripin e zi 69-vjeçarit, si një ndëshkim mbi atë që po i shkakton Ukrainës.
“Ne dënojmë sulmet brutale të cilat kanë marrë jetë të pafajshme në Ukrainë të cilat shkojnë kundër vlerave si respekti dhe toleranca që organizata e Taekvondos e përfaqëson. Mendimet tona janë për popullin ukrainas dhe shpresojmë për një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj lufte”, thonë nga Organizata Ndërkombëtare të Taekvondos.






