Tajson Fjuri ngjitet në ring në muajin prill, do të përballet me boksierin rus?
Tajson Fjuri po zhvillon bisedime të avancuara për një kontratë për një ndeshje rikthimi në muajin prill. Boksieri rus Arslanbek Makhmudov është favoriti midis ‘tre kundërshtarëve më të mirë’ të mundshëm, lajm i konfirmon menaxheri Spenser Braun.
Fjuri po përgatitet për ndeshjen e tij të parë që nga humbja e revanshit ndaj Oleksandr Usyk në dhjetor 2024. Braun beson se një njoftim është i afërt me Makhmudov që shihet si favorit.
36-vjeçari rus (21 fitore, 2 humbje) dueloi në Britani në tetor, duke mposhtur David Allen në një fitore dominuese me pikë.
“Po shohim pesë ose gjashtë kundërshtarë të ndryshëm. Makhmudov është në tre ose katër më të mirët. Nuk më takon mua ta njoftoj. Promotorët do ta njoftojnë këtë. Të gjithë po punojnë shumë për ta nisur këtë duel”, tha Braun për “Sky Sports”.
Fjuri premton rikthimin në muajin prill.
“Jemi vërtet në rrugën e duhur me kontratën dhe një njoftim është i afërt. Do ta shihni Tajson Fjurin përsëri në ring. Po kërkojmë që ai të ngjitet sërish në ring në muajin prill“.







