10 këshilla se si të kursesh energji elektrike në shtëpi

10 këshilla se si të kursesh energji elektrike në shtëpi

Fillimi i stinës së vjeshtës është një periudhë në të cilën shpesh jemi të ekspozuar ndaj shpenzimeve më të mëdha financiare në familje dhe në amvisëri. Fëmijët dhe të rinjtë rikthehen në shkollë apo fakultet, duhen rroba të reja, të ngrohta për ditët e ftohta që vijnë, kurse me fillimin e sezonit të ngrohjes, rriten edhe faturat mujore të energjisë elektrike.

Kur bëhet fjalë për konsumin e energjisë elektrike në shtëpi ekzistojnë mënyra të vogla dhe të thjeshta me të cilat mund ta zvogëlojmë atë dhe në këtë mënyrë t’i ulim shpenzimet. Ne ju paraqesim 10 këshilla për kursimin e energjisë elektrike në shtëpi:

  1. Ngrohi vetëm dhomat ku qëndron ti dhe anëtarët e tjerë të familjes. Mbylli valvulat e radiatorëve në dhomat që nuk përdoren.
  2. Ngrohja e ujit është konsumatori i dytë më i madh i energjisë elektrike. Prandaj, mos e lër vazhdimisht të kyçur bojlerin, por ngrohe ujin menjëherë para përdorimit ose gjatë natës, kur energjia elektrike është e lirë. Përveç kësaj, mund ta ulësh presionin e ujit të nxehtë në dush ose në rubinet, ose ta ulësh temperaturën e ngrohjes.
  3. Përdor llamba me efikasitet energjetik, që konsumojnë 3 deri në 4 herë më pak dhe zgjasin 15 herë më shumë.
  4. Gjithashtu, mund të instalosh sensorë drite në disa nga llambat, të cilat do të ndizen kur lëvizni.
  5. Nëse jeni larg shtëpisë për më shumë se një ditë, është mirë të fikni televizorin dhe marrësin digjital, pasi këto pajisje konsumojnë energji elektrike edhe kur janë të fikur.
  6. Kontrolloje termostatin e frigoriferit. Ai funksionon në mënyrë më efikase kur temperatura vendoset ndërmjet 3 dhe 5 gradë, dhe ngrirja në 0 gradë Celsius.
  7. Mos e vendos frigoriferin pranë burimeve të nxehtësisë. Në raste të tilla, do t’i duhet shumë më tepër kohë për ta arritur temperaturën e kërkuar dhe kështu do të konsumojë më shumë energji elektrike.
  8. Gjatë gatimit, mbuloji enët me kapak. Në këtë mënyrë do ta ruash nxehtësinë në enë dhe ushqimi do të gatuhet më shpejt, e njëkohësisht do të jetë edhe më i shijshëm.
  9. Përdori lavatriçen dhe pjatalarësen vetëm pasi t’i kesh ngarkuar plotësisht dhe lëshoji ato gjatë orëve/ditëve kur energjia elektrike është e lirë.
  10. Përdori programet e larjes së rrobave me temperaturë më të ulët. Shumica e rrobave mund të lahen edhe me ujë të ftohtë dhe në këtë mënyrë do të mbroni pëlhurat.
  11. Vendos shirita izolues në dyer dhe dritare dhe nëse ke mundësi, investo në izolimin e plotë të njësisë së banimit.

Kur bëhet fjalë për menaxhimin e buxhetit të amvisërisë dhe shpenzimeve të larta të energjisë elektrike në periudhën vjeshtë/dimër, faturat e energjisë elektrike mund t’i paguash me këste me Diners Club në evnoline.mk, në sallonet e EVN-së dhe kioskat digjitale të EVN-së. Në këtë mënyrë mund t’i lehtësosh pagesat e tua në muajt, kur faturat janë më të larta dhe ta shpërndash në mënyrë optimale buxhetin e brendshëm sipas nevojave të tua.

Mëso më shumë për të gjitha avantazhet dhe përfitimet që ofron Diners Club dhe apliko në diners.mk

LEXO EDHE:

Back to top button