Takimi, djali i Ronaldos mendoi se Messi ishte shumë i shkurtër

Pavarësisht që Ronaldo dhe Messi garuan për çmime dhe rekorde, ku ndanë këtë fazë për 15 vite, Kristiano Junior është tifoz i madh i gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Ai edhe e quajti Messin ‘idhull’ dhe Ronaldo zbuloi se djali i tij flet gjithmonë për takimin e ndodhur në vitin 2015. Sidoqoftë, nëna e CR7, Dolores Aveiro ka zbuluar se Kristiano Junior mendoi se Mesi ishte shumë i shkurtër për të qenë i vërtet.

“Isha më të dhe i thashë ‘shiko, është Messi’, dhe ai më tha ‘ai nuk është Messi, është i shkurtër’, tha ajo në një intervistë për Marca.

“Djali im pastaj i dha mundësinë të takohej. Messi është person shumë i mirë. Nipi im është tashmë më i madh (qesh), ishte moment shumë qesharak”, nënvizoi ajo.

Ndërkohë, CR7 është duke shkëlqyer te Man United, ku ka regjistruar katër gola në të gjitha garat.

LEXO EDHE:

Back to top button