Talebanët ndalojnë publikimin e çdo imazhi të njerëzve dhe kafshëve

Talebanët ndalojnë publikimin e çdo imazhi të njerëzve dhe kafshëve

Politikat shtypëse të talebanëve dhe interpretimi ekstrem i Islamit e kanë kthyer Afganistanin në një shtet aspak atraktiv.

Më 2021, Afganistani është bërë vendi i vetëm në botë që ua ka ndaluar shkollimin vajzave adoleshente.

Tani, ky shtet është bërë i pari që e ndalon përshkrimin e gjithçkaje të gjallë, përfshirë njerëzit dhe kafshët.

“Ky vendim është absurd dhe i pabesueshëm”, ka thënë Sami Yousafzai, gazetar veteran i Afganistanit dhe vëzhgues i vendimeve të talebanëve.

Sipas Islamit, idealizmi i diçkaje është mëkat, ashtu sikurse adhurimi i dikujt.

Sipas këtij interpretimi radikal, talebanët kanë këputur kokat e manekinëve, e kanë ndaluar shitjen e kukullave dhe i kanë mbuluar apo rrëzuar statujat.

LEXO EDHE:

Back to top button