“Talir 2”, Gruevski lirohet nga akuza pas ndryshimeve në Kodin Penal

Gjykata Penale e hodhi poshtë akuzën kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski në lëndën “Talir 2”, hetim i ish Prokurorisë Speciale që i referohej ndërtimit të paligjshëm të objektit të VMRO-DPMNE-së, akuzë për të cilën “Pallati i Bardhë” ishte nën masën e konfiskimit. Sipas gjykatëses Daniella Aleksovska akuza bie poshtë falë ndryshimeve në Kodin Penal të bëra në shtator të vitit 2023. Aleksovska madje shtoi se prokuroria nuk ka arritur ta vërteton qëllimin e ish kryeministrit Gruevski për të kryer vepër penale.

“Ky vendim lirues është rezultat i drejtpërdrejt i ndryshimeve ligjore në Kodin Penal të bëra në vitin 2023, pasojë e formës së prerë që erdhi si rezultat i rrëzimit të vendimit të parë në këtë lëndë të cilën e kishte konstatuar më pas edhe Gjykata e Apelit,” deklaroi Daniella Aleksovska, Gjykatëse.

Me vendim të gjykatës, harxhimet e procedurës gjyqësore do të shkojnë në dëm të shtetit. Për shkak se organi i akuzës deklaroi ankesë ndaj vendimit, kërkoi që objekti të mbetet në statusin e ngrirë apo nën formën e konfiskimit, por këtë propozim gjykata nuk e pranoi. Ky vendim i gjykatës i kthen në pronësi të plotë VMRO-DPMNE-së “Pallatin e Bardhë”. Në prill të këtij viti, lëndën “Talir 2” e mori përsipër prokurori Kristian Smilevski nga Prokuroria Publike e Shkupit, pasi prokurorja Lençe Ristovska dha dorëheqjen. Gjykata e Apelit në Shkup, në janar të vitit 2024, për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal lidhur me veprën penale nga neni 353 i Kodit Penal, e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Talir 2” dhe e ktheu lëndën për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë. Pavarësisht ndryshimeve, lënda u vjetërsua për ish sekretarin e përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së, Kiril Bozhinovski ndërsa ndaj Gruevskit vazhdoi ndjekja penale.

Aktvendimi i shkallës së parë u shpall më 7 qershor të vitit 2022. Gruevski u dënua me gjashtë vjet burg, ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski ishte dënuar me kusht. Verpat për të cilat ai rrezikon dënim me burg për momentin janë “Dhuna në Komunën Qendër” dhe “Parcelat në Vodno”. Për këto dy vepra, Gruevski që posedon edhe shtetësi hungareze rrezikon 9 vjet burg. Ekstraidimi i tij në Shkup në këtë fazë të statusit shtetas i Hungarisë nuk është i mundur, pavarësisht se kryeministri i ri Peter Magjar kishte paralajmëruar depërtimin e tij dhe heqjen e statusit shtetas. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button