Taravari: Mund të jemi pjesë e shumicës së re parlamentare

-Me djallin mund të bëjmë koalicion, por me BDI-në jo, kështu u përgjigj sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i pyetur nëse ASH-ja do të jetë pjesë e ndonjë përbërje të re parlamentare.

- Advertisment -

“Ne nuk kemi negociata të tilla për shumicë të re por e di se ka pakënaqësi të mëdha brenda koalicionit qeveritar, Sipas meje aktualisht për momentin kur flasim, Qeveria nuk 61 vota, sipas meje, nuk do të thotë se është ashtu. Nuk e përjashtojë mundësinë që edhe të jemi pjesë e një shumice të re parlamentare”, tha mes tjerash Taravari.

Ndryshe, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në paraqitjen e tij të djeshme në Alsat tha se janë të hapur për bashkëpunim me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën për zgjedhje lokale  dhe se shpreson që me këto parti do të bashkëpunojnë për formimin e një shumice të re parlamentare që do të çonte drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

 

LEXO EDHE:

Back to top button