“Taravari të tregoj se kush janë ndërkombëtarët që kërkojnë hyrjen e ASH-së në Qeveri”

"Taravari të tregoj se kush janë ndërkombëtarët që kërkojnë hyrjen e ASH-së në Qeveri"

Gazetar: Adrian Kerimi

VMRO-DPMNE-ja kërkon nga kreu i Aleancës për Shqiptarët të tregojë se kush është faktori ndërkombëtarë që kërkon hyrjen e partisë së tij në Qeveri. Opozita maqedonase dyshon se arsyetimet e Taravarit nuk janë të sinqerta.

“Pyesim publikisht zotin Taravari kush është ai faktor ndërkombëtar i cili i kërkon Aleancës të bëhet pjesë e Qeverisë. Derisa Taravari hesht dhe nuk tregon faktorin, kjo dëshmon se ai nuk është i sinqertë dhe ka arsye të tjera pse pretendon të hy në Qeveri”, tha Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë sipas Lëvizjes Besa pavarësisht hyrjes së ASH-së në Qeveri vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Nuk ka ndonjë angazhim serioz të LSDM-së sa është i BDI-së që të krijon një shumicë të re parlamentare me futjen e Aleancës dhe në një mënyrë mendojnë se me këtë mund ta shtyjnë Qeverisjen e tyre edhe më tej. Kriza politike dhe institucionale është shumë e thellë, nuk ka rrugëdalje brenda këtij mandati parlamentar dhe realisht vendi duhet të shkon në zgjedhje të parakohshme. Hyrja e ASH-së mund t’i jep jetë Qeverisë 2-3 muaj dhe jo më shumë”, u shpreh Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

Alternativa thotë se ASH-ja po futet në Qeveri për të plotësuar numrat e munguar në BDI. Sipas kësaj partie, ata që kanë mungesë numrash duhet ta paguajnë shërbimin ndaj ASH-së duke pretenduar në ndarjen e resorëve.

“E vetmja arsye për të cilën kemi shpjegim të përgjithshëm është për shkak të mungesës së numrave të deputetëve të BDI-së për shkak të zhvillimeve që ndodhin atje. I bie që në këtë rast ASH-ja po futet në këtë përbërje për ta shpëtuar atë humbje të numrave që e ka BDI-ja”, tha Zeqirja Ibrahimi, Alternativa.

Ibrahimi shton se derisa rinegociohet marrëveshja e Alternativës e arritur mes Afrim Gashit dhe Zoran Zaevit, ai personalisht do të kërkojë nga Këshilli i përgjithshëm që Alternativa të shkojë në opozitë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button