“Tarifat”/ Pekin është “duke vlerësuar” një ofertë nga Uashingtoni për të zhvilluar bisedime
“Tarifat”/ Pekin është “duke vlerësuar” një ofertë nga Uashingtoni për të zhvilluar bisedime

Pekin është “duke vlerësuar” një ofertë nga Uashingtoni për të zhvilluar bisedime lidhur me tarifat prej 145 për qind të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, tha Ministria kineze e Tregtisë. Megjithatë, kjo ministri paralajmëroi SHBA-në që të mos përfshihet në “shantazh dhe kërcënime”. Uashingtoni dhe Pekini janë përfshirë në një luftë të tensionuar tregtare, teksa të dyja palët nuk duan të duken se po tërhiqen ose të duken se janë pala e para që pranon të ulet për të negociuar për tarifat, që kanë trazuar tregjet globale dhe kanë prekur zinxhirët e furnizimit. Ministria e Tregtisë e Pekinit tha se SHBA-ja i ka kërkuar Kinës bisedime mbi tarifat e Trumpit, duke shtuar se dera e Kinës është e hapur për diskutime, duke sinjalizuar mundësinë e uljes së tensioneve sa i përket luftës tregtare./Alsat.mk