Tatum drejtoi Bostonin në fitoren ndaj Lejkersave

Derbi mes dy rivalëve të mëdhenj të NBA i ka takuar skuadrës së Boston Seltiks, e cila mposhti Los Anxhelos Lejkersin me rezultatin 122:118, rezultat ky që u vulos vetëm pas vazhdimeve. Në fitoren e Seltiksit shkëlqyen treshja Xhejlen Braun, Xhejson Tatum e Markus Smart, të gjithë në pikë dyshifrore.

Tatum shënoi 44 pikë, derisa kontributi i Braunit u ndal në 25 pikë. 18 të tjera erdhën nga Markus Smart.Te skuadra e Lejkersit, dyshja më e dalluar ishte si gjithmonë, ajo e Entoni Dejvis dhe LeBron Xhejms. Dejvis numëroi 37 pikë dhe 12 kërcime, derisa Xhejms me 33 pikë flirtoi me një ‘triple-double’, por që mbeti mangu për nga një asist (9) dhe një kërcim (9). 

LEXO EDHE:

Back to top button