Taynës “ia vjedhin” sërish këngën, këtë herë publikohet bashkëpunimi ndërkombëtar i saj

Ky vit ka qenë një nga më të suksesshmit për Taynën, për sa i përket aspektit profesional. Ajo ka publikuar disa hite dhe për asnjë moment nuk është ndalur.

E sakaq, akoma më i suksesshëm pritet të jetë 2021 me sa po shohim e dëgjojmë për të. Disa javë më parë ju lajmëruam se Tayna ka gati edhe dy bashkëpunime ndërkombëtare, por ende nuk janë zbuluar emrat.

Për shkak të pandemisë videoklipet e këtyre këngëve ende nuk janë xhiruar, por shpresojmë që shumë shpejt të mësojmë se çfarë po na gatuan Tayna.

Kemi përshtypjen se njëri prej tyre është zbuluar. Prej disa ditësh në rrjet po qarkullon një audio e këngës së re të Taynës, e cila nuk është publikuar nga vetë ajo.

Nuk dihet se si ka dalë nga studio ky regjistrim, por sipas atyre që e kanë publikuar kënga mban titullin “Jena nda” dhe është në bashkëpunim me L’Alegrino.

Pak ditë më parë ajo publikoi “Johnny” që u bë menjëherë virale.

E teksa po le pas një vit suksesi, 2021 pritet të jetë edhe më flakë për Taynën. Reperja e njohur është gati të kthejë në muzikë një nga artistët më të preferuar të pulikut shqiptar, Flori Mumajesin.

Shumë shpejt ajo do të vijë në bashkëpunim me Florin dhe kënga duket se është gati e tani kanë mbetur vetëm xhirimet e videoklipit. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Rinori për Prive.

Ndërkohë së fundmi në rrjet ka nisur të qarkullojë një duet mes Taynës dhe Mozzik, që pritet të publikohet së shpejti. Kënga ka dalë nga studioja para kohe dhe tani ka mbetur vetëm që dy reperët ta nxjerrin zyrtarisht.

Nga videoja e publikuar në rrjete sociale duket se ajo titullohet “Pram” dhe tani fansat po presin me padurim t’i shohin sërish bashkë në një videoklip bashkë Taynën dhe Mozzik.

LEXO EDHE:

Back to top button