Të gjitha arsyet pse duhet të përdorni qepë të kuqe


Pavarësisht se mund të mos ketë aromën më të mirë në botë, qepa është një nga ato perime që duhen ngrënë në çdo moment të ditës pasi është një burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh.
Është shumë e pasur në oligoelementë si sulfuri, kaliumi, magnezi, fluori, kalciumi dhe fosfori .Është burim i shkëlqyer i vitaminave K dhe C, dhe burim shumë i mirë i vitaminës A. Enzimat aktive të qepës kanë veti diuretike, purifikuese dhe tonifikuese për aparatin tretës .

Normalizojnë florën intestinale dhe pengojnë rritjen e substancave toksike që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë (kanceri kolonorektal). Ndoshta disa nga ju e dinë se qepa është shumë e mirë për shëndetin, ja disa problemet shëndetësore që mund të trajtohen vetëm me qepë, sidomos me qepë të kuqe.

Veshët e bllokuar: Me anë të një thike të vogël hiqni bulbin i qepës dhe vendoseni në fillim të kanalit të veshit. Kujdes, mos e shtyni shumë brenda. Më pas lëreni të qëndrojë gjatë natës, kur të zgjoheni dylli do të zbutet dhe do të jetë shumë e lehtë të hiqet.

Djegiet: Qepa është shumë e dobishme kur vjen puna për djegiet.

Prisni një qepë në dy pjesë dhe vendosni një prej gjysmave në vendin e djegur. Mbajeni për 5-10 minuta. Ajo do të minimizojë dhimbjen dhe do të zbusë djegien. Kjo metodë u zbulua gjatë Luftës së Parë Botërore nga trupat britanike, transmeton Living.al.
Normalizon temperaturën e trupit: Nëse keni temperaturë të lartë trupore prisni një qepë në copa të vogla dhe të vendoseni atë në çorape. Kjo është mënyra më e mirë natyrore për të ulur temperaturën.

Kjo këshillë vlen edhe për fëmijët e vegjël. Eliminon toksinat nga trupi: Hani herë pas here një qepë të freskët para së të flini gjumë. Siç e dini gjatë natës organizmi filtron toksinat në mënyrë natyrale dhe qepa është një stimulant shumë i mirë i këtij procesi.

LEXO EDHE:

Back to top button