Të hënën do të fillon rrënimi i objektit të vjetër i shkollës tekstile në Tetovë
Të hënën do të fillon rrënimi i objektit të vjetër i shkollës tekstile në Tetovë
Gazetar: Bashkim Sulejmani
U ndërtua që në vitin 1953, dhe deri më sot, ka nxjerrë një numër të madh të gjeneratave, sidomos për fabrikën e tekstilit “Teteks”, por nevoja për më shumë hapësirë dhe kushte më të mira për nxënësit, do bëj që ky objekt të mos jetë më.
Nga dita e nesërme, fillon rrënimi i këtij objekti të vjetër, të shkollës së mesme “Tekstile”. I njëjti objekt që është disa dekada i vjetër, do të zëvendësohet me dy objekte të reja dhe moderne, edhe atë, objekti i Shkollës së mesme dhe gjimnazit “7Marsi” e që do jenë tashmë në qendër të qytetit.
Ndërtimi i objektit është paraparë të zgjasë dy vite, ndërsa deri në ndërtimin e objektit të ri, nxënësit do të mësojnë në objektin e shkollës fillore “BESA”.
“Nesër do filloj edhe rrënimi i shkollës “Gjoçe Stojçeski” me çka është paraparë që faza e parë të zgjas rreth tetë muaj, dhe pastaj faza e dytë tetë muaj. Bëhet fjalë për një investim rreth pesë milion euro dhe duke investuar kështu në arsim, ne po ndërtojmë edhe një shkollë të re, duke përfshirë edhe “&Marsi” edhe shkollën tekstile”, tha Albion Alili. zëdhënës i komunës së Tetovës.
“Nxënësit tanë nga një shtatori do mësojnë te shkolla fillore BESA në ndërrimin e pas ditës sepse para dite janë filloristët. Gjithë nxënësit do jenë aty, por vitet e para dhe të treta do të jenë me prezencë fizike ndërsa të dytat dhe katërtat me mësim online”, tha Muzafer Livareka. Drejtor i Shkollës së mesme Tekstile.
Ndryshe, objekti i shkollës i cili u ndërtua në vitin 1953, është i amortizuar tej mase, dhe komunës, gjatë viteve, më shumë i ka kushtuar mirëmbajtja se sa ndërtimi i objektit të ri, gjë kjo që solli vendimin për rrënimin e tij dhe ndërtimin e dy objekteve të reja. Shkolla tekstile, numëron rreth 500 nxënës, kapacitet ky që nuk i përfshinte dot objekti i vjetër. Objektet e reja të tekstiles dhe shtatë marsit, pritet të jenë gati në vitin 2027./Alsat.mk








