“Të jesh trajner te Real Madridi, më e lehtë se te skuadrat e tjera”
Ish-trajneri i Spanjës, Visente del Boske, thotë se të drejtosh Real Madridin “është më e lehtë se te skuadrat e tjera” dhe se sot detyra kryesore e trajnerit Alonso është të “përdorë gjithë skuadrën” për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe të “ndërtojë një dhomë zhveshjeje të shëndetshme”.
Del Boske, që këtë të martë mbushi 75 vjeç, i bëri këto deklarata me rastin e marrjes së çmimit “María de Villota” 2025, për karrierën te Real Madridi dhe kombëtarja spanjolle, me të cilën fitoi Botërorin 2010.
“Gjithmonë jam përpjekur të ndërtoj një ambient të mirë, të shëndetshëm. Duhet t’i përdorësh të gjithë lojtarët, kjo është puna e madhe e trajnerit sot,” tha në fillim Del Boske.
Ai kujton se mori drejtimin e Real Madridit më 1999 dhe fitoi dy tituj në Ligën e Kampionëbve në 4 sezone.
“Ishim në një moment të madh. Kam qenë i privilegjuar…, jam lumturuar duke luajtur futboll”.
Për Spanjën nënvizon “ambientin shumë të mirë” në 114 ndeshje. Për Botërorin e ardhshëm shprehet optimist
“Kemi objektivin të bëhemi sërish kampionë bote”.








