Te Juventus po punojnë me të gjithë energjinë dhe po ekspolorojnë të gjitha mundësitë për të sjellë Randal Kolo Muani përsëri në Torino.
Drejtori Ekzekutiv i bardhezinjve, Damien Komolli, po shtyn përpara për lojtarin që aktualisht luan i huazuar te Totenham Hotspur. Lojtari është në pronësi të PSZH-së, por po shtyn përpara një rikthim te Juventus.
“Ai ka qenë i lumtur këtu dhe ka bërë shumë mire me fanellën e Juventus sezonin e kaluar, por tani nuk është një nga lojtarët tanë“, tha Xhiorxhio Kiellini pas ndeshjes kundër Monakos (barazim 0-0).
“Ne të gjithë do të donim ta ndihmonim ekipin, pavarësisht vështirësive, dhe t’i jepnim Spalletti disa armë shtesë, por nuk është e lehtë në janar. Do ta shohim nëse do të ndodhë diçka pozitive dy ose tre ditët e fundit të merkatos“, tha Kiellini.
Në orët e ardhshme, do të jetë e qartë nëse Spurs, ku Kolo është i huazuar, dhe PSZH, pronarët e tij, do të japin dritën jeshile. Juventus shpreson në një tjetër huazim të lojtarit, këtë herë në minutën e fundit.
Kjo do të ishte një marrëveshje e ngjashme me atë të realizuar saktësisht një vit më parë, kur drejtori i atëhershëm i përgjithshëm i Juventusit, Kristiano Xhiuntoli, nënshkroi me francezin në huazim për 1 milion euro (plus pagën) deri në fund të sezonit.








