Sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovski, ishte në listën e golashënuesve në Ligën e Kampionëve, në fitoren 4-1 kundër Kopenhagës, duke vendosur një rekord të ri në garën elitare evropiane.
Polaku 37-vjeçar ka barazuar rekordin e Lionel Mesit për shënimin kundër më shumë skuadrave të ndryshme në historinë e Ligës së Kampionëve.
Argjentinasi dhe polaku numërojnë 40 skuadra të ndryshme, ndaj të cilëve kanë tundur rrjetën. Pas tyre renditet Kristiano Ronaldo, pasi ka shënuar ndaj 38 skuadrave. Kujtojmë se Robert Levandovski ka shënuar 12 gola dhe tre asiste, në të gjitha garat këtë sezon.








