Vetëm tre portierë kanë shënuar gol nga loja në Ligën e Kampionëve
Anatoli Trubin ishte hero për tifozët e Benfika-s, pasi shënoi gol në kohën shtesë kundër Real Madridit dhe e çoi ekipin e tij në “play off”-et e Ligës së Kampionëve.
Përveç suksesit të madh që i solli ekipit të tij, ukrainasi iu bashkua një grupi të zgjedhur portierësh që kanë arritur të shënojnë gola në Ligën e Kampionëve. Në atë grup, ai është anëtari i pestë, por vetëm i treti që tund rrjetën e kundërshtarit nga një gol.
Para tij, Sinan Bolat nga Standard Liezhi kundër AZ Alkmaar në vitin 2009 dhe Ivan Provedell nga Lacio kundër Atletiko Madrid në vitin 2023, që arritën ta bënin këtë vepër.
Dy portierë të tjerë janë futur në listën e golashënuesve të Ligës së Kampionëve, por nga penalltitë: Hans-Jorg Butt, i cili shënoi si anëtar i Hamburgut, Bajer Leverkuzenit dhe Bajern Munihut, dhe Vinsent Enjama me fanellën e Hapoel Tel Aviv.








