“Të mos e kesh problem karantinimin”, pakoja e qeverisë japoneze që ua dërgon atyre që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Një përdorues i Reddit nga Japonia, ka treguar sesi duket karantina në këtë vend.

“Qeveria japoneze u dërgon pako pa pagesë me ushqim personave që janë futur në karantinë nëpër shtëpitë e tyre. Shihen produktet ushqimore për një person (mua) në Tokio”, shkruan përbri fotografisë ku shihet se çfarë përmban pakoja,.

“Doli se kam rezultuar pozitiv në COVID-19. Çdo mëngjes më telefonojnë dhe pyesin sesi po ndihem dhe nëse kam temperaturë, simptoma apo mungesë oksigjeni. Më pyesin nëse dua të shkoj në hotel, por që unë kam refuzuar”, ka shkruar ai.

Madje sipas tij, është pyetur nëse ka ushqim – duke e lutur që t’ia dërgojnë në shtëpi, gjë që ka pranuar (në veçanti pasi ishte pa pagesë).

Megjithatë një pako të tillë ai nuk e kishte pritur. E ky postim ka tërhequr vëmendjen e njerëzve nga vendet e tjera që kanë ndarë përvojat e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button