Të paktën 47 zë plagosur nga sulmet ruse në Harkiv
Të paktën 47 zë plagosur nga sulmet ruse në Harkiv

Sulmet ruse me dronë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, kanë lënë të plagosur të paktën 47 persona, thanë zyrtarët lokalë. Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se dronët goditën 12 lokacione në qytet. Ndërtesat e banimit, infrastruktura civile dhe makina u dëmtuan gjatë sulmeve. Pas sulmeve në Harkiv, presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, bëri thirrje për mbështetje më të fuqishme dhe më vendimtare nga aleatët e shtetit të tij. “Përderisa bota po heziton të marrë vendime, pothuajse çdo natë Ukraina shndërrohet në ankth, duke humbur jetë njerëzish. Ukraina ka nevojë për forcim të mbrojtjes ajrore. Vendime reale dhe të forta kërkohen që të merren nga partnerët tanë: Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe të gjithë partnerët që kërkojnë paqe”, shkroi ai në X. Forcat Ajrore ukrainase thanë se Rusia ka sulmuar me 183 dronë gjatë natës. Nga këta dronë, 77 u rrëzuan, ndërkaq 73 të tjerë humbën nga radari, me gjasë për shkak të pajisjeve elektronike. Sipas Ukrainës, Rusia po ashtu ka sulmuar me dy raketa balistike. Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kanë rrëzuar 170 dronë ukrainas gjatë natës.