Të premtën, Levandovski do të kalojë rekordin e Ronaldinjos

Robert Levandovski nënshkroi për Barcelonën nga Bayern Munihu për 50 milionë euro këtë verë dhe tërhoqi shumë vëmendje në Spanjë, andaj pritet të prezantohet në “Camp Nou” gjatë ditës së premte.

Në korrik të vitit 2003, Ronaldinjo u mirëprit në “Kamp Nou” nga 25,000 tifozë, por për të premten ka njoftime se rreth 30,000 tifozë do të mirëpresin sulmuesin polak. E përditshmja spanjolle “Sport” raportoi se biletat po shiten shumë shpejt dhe në tribuna priten rreth 30 mijë persona, që është një shifër vërtet e madhe për promovimin e përforcimit veror.

Levandovski më parë ka zhvilluar 375 ndeshje për Bajern Munihun dhe ka shënuar 344 gola, andaj padyshim që do të jetë një përforcim i madh për Barcelonën.

LEXO EDHE:

Back to top button