Të shtëna me armë në Denver, ka viktima dhe të plagosur

Katër persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën, si pasojë e të shtënave me armë në zonën e metrosë së Denverit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I dyshuari, ende i paidentifikuar, u vra nga oficerët në periferi të Denverit, në Lakewood.

Policia informon se të shtënat filluan rreth orës 17:00. Katër persona u qëlluan në dy lokacione të ndryshme,3 prej të cilëve për vdekje, para se të niste shkëmbimi i zjarrit mes të dyshuarit dhe policisë së Denverit.

Asnjë oficer nuk u lëndua në këtë rast, por i dyshuari e çaktivizoi automjetin e tyre përpara se të ikte në Lakewood.

I dyshuari më pas hapi zjarr në një hotel Hyatt, duke qëlluar një nëpunës i cili më vonë u dërgua në një spital lokal. Atje, policia iu përgjigj raportimeve për një sulmues aktiv pak para orës 18:00. Një person u konstatua i vdekur dhe në këtë zonë.

Pasi plagosi një oficer policie të Lakewood, i dyshuari u qëllua për vdekje nga oficerët e tjerë në departament. Oficeri i plagosur po i nënshtrohej një operacioni, tha Romero, duke shtuar se shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta dhe se po hetohet.

LEXO EDHE:

Back to top button