Të shtëna në një lagje luksoze të Los Angelosit, të paktën tre të vdekur

Të shtëna në një lagje luksoze të Los Angelosit, të paktën tre të vdekur

Të paktën tre persona mbetën të vdekur ndërsa katër u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në Kaliforni.

Frank Preciado nga Departamenti i Policisë së Los Angelosit konfirmoi se të shtënat ndodhën në Beverly Crest, lagje luksoze në Los Angelos.

Nga shtatë personat e qëlluar, katër ishin në apartament ndërsa tre të vdekurit ishin brenda një automjeti.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën, raporton cnn.

Preciado tha se policia për momentin po zhvillon hetime rreth këtij krimi, i cili është i katërti brenda muajit janar të vitit 2024.

Për të tretin vit radhazi, Shtetet e Bashkuara regjistruan më shumë se 600 të shtëna masive në vitin 2022 dhe secila prej tyre vrau ose plagosi të paktën katër persona.

LEXO EDHE:

Back to top button