Të zgjedhurit e popullit në natën e ndërrimit të motmoteve

Të zgjedhurit e popullit në natën e ndërrimit të motmoteve

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Deputetët nuk do të udhëtojnë askund për festat e fundvitit. Kush në restorante, e kush në shtëpi. Shumica e deputetëve vitin e ri do ta presin me shoqëri dhe me familjet e tyre. Ata që kanë fëmijë më të vegjël kanë përgatitur dhe surpriza.

“Për vitin e ri gjithnjë në vendin e njëjtë, në njërin prej kafeneve në Shkup.

Nuk do të udhëtoni jashtë vendit? Jo jo, asnjëherë nuk udhëtoj”, tha Dimitar Kovaçevski – LSDM.

“Në shtëpi me shoqëri, me familje, të gjithë së bashku në shtëpi. Nuk do të udhëtoni jashtë vendit? Jo askund nuk do të udhëtoj”, u shpreh Eli Panova – VMRO-DPMNE.

“Fëmijët e mi janë më të rritur se sa të Elit. Ata do të jenë nga njëra anë e unë me bashkëshortin ndoshta në vend tjetër. Ata nuk do ta presin baba dimrin sigurisht. Jo jo kaluan ato kohëra që moti. Në shtëpi, në kushte shtëpiake”, tha Dafina Stojanovska – VMRO-DPMNE.

“Ku do ta prisni vitin e ri sivjet? Me familje. Me familje do e festoni? Po”, u përgjigj Blerim Bexheti – BDI.
“Për vitin e ri jam me familjen në atmosferë shtëpiake. Për më të vegjlit do të organizojmë ardhjen e baba dimrit. Ne më të mëdhenjtë do të gëzohemi bashkë me ta”, tha Antonio Milloshoski – VMRO-DPMNE.

“Këtë herë në Mavrovë, me siguri do të ecim në natyrë do të ngjitemi, po me shoqëri besoj do ia kalojmë mirë. Të gjithë shikuesve tuaj u dëshiroj gëzuar vitin e ri, gëzuar festat, të kalojnë me familjet e tyre dhe në atmosferë të bukur”, deklaroi Amar Mecinoviq – E Majta.

“Këtu në Shkup me më të afërmit. Me familjen apo me shoqëri? Me familjen, me shoqërinë dhe njerëzit më të afërm”, tha Dragana Bojkovska – VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button