Teheran: Miliona njerëz marrin pjesë në procesionin për Khamenein
Në Teheran ka filluar procesioni mortor i ish liderit supre Ali Khamenei i vrarë më 28 shkurt nga sulmet izraelite mbi rezidencën e tij. Miliona njerëz kanë vërshuar rrugët e Teheranit, të veshur në të zeza dhe duke brohoritur emrin e tij. Në procesion janë paraqitur edhe tre djemtë e tij, por jo edhe pasardhësi Mojtaba i cili morri kontrollin e frontit pas konfirmimit të vdekjes së Khameniet.
Irani për çështje sigurie ka mbyllur hapësirën ajrore dhe ka angazhuar forca të shumta policore e ushtarake. Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, e cilësoi pjesëmarrjen masive si një dëshmi të unitetit të popullit iranian. Ai tha se prania dhe reagimi i qytetarëve “kuptohen nga e gjithë bota”, duke hedhur poshtë pretendimet se emocionet e shfaqura gjatë ceremonisë ishin të inskenuara.
Gjatë funeralit u dëgjuan gjithashtu thirrje kundër SHBA-së dhe Izraelit, ndërsa disa pjesëmarrës brohoritën slogane dhe kërkuan hakmarrje për vrasjen e Khameneit. Në ceremoni morën pjesë drejtuesit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Iranit. Ndërkohë, lideri i ri suprem, Mojtaba Khamenei, mungoi për arsye sigurie, sipas zyrtarëve iranianë. Varrimi i Khameniet pritet të bëhet ditën e enjte.








