Teixeira pranon fajësinë dhe merr 16 vjet burg për publikimin e informacionit të klasifikuar nga Pentagoni

Teixeira pranon fajësinë dhe merr 16 vjet burg për publikimin e informacionit të klasifikuar nga Pentagoni

Jack Teixeira, një anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts, i akuzuar për publikimin e dokumenteve të klasifikuara ushtarake në një platformë të mediave sociale, u deklarua fajtor sot për kryerjen e një prej shkeljeve më të rënda të sigurisë kombëtare duke publikuar dokumente ushtarake amerikane, raporton Reuters.

Teixeira, i cili ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i tij prillin e kaluar, e pranoi krimin gjatë një seance dëgjimore në gjykatën federale në Boston pasi arriti një marrëveshje për pranimin e fajësisë, duke hapur një mundësi të re për prokurorët që planifikonin t’i kërkonin gjykatës ta dënonte atë me më shumë se 16 vjet burgu.

Teixeira, 22 vjeç, u deklarua fajtor për gjashtë akuza të fshehjes dhe transmetimit me dashje të informacionit të klasifikuar në lidhje me mbrojtjen kombëtare, pasi postoi një grumbull të dhënash të klasifikuara te një grup lojtarësh në aplikacionin e mesazheve Discord vitin e kaluar.

Në këmbim të pranimit të fajësisë, prokurorët ranë dakord të mos e akuzonin për shkelje shtesë të ligjit të spiunazhit apo krime të tjera.

Teixeira pranoi të dënohej me të paktën 11 vjet burg dhe prokurorët thanë se do të rekomandonin 16 vjet e tetë muaj burg.

Gjykata e qarkut caktoi dënimin për 27 shtator të këtij viti, sipas Reuters.

LEXO EDHE:

Back to top button