Teknologjia e iPhone për identifikimin e sendeve të humbura bëhet akoma më e saktë

Teknologjia e iPhone për identifikimin e sendeve të humbura bëhet akoma më e saktë

iPhone ishte smartfoni i parë që prezantoi funksionalitete Ultra Wideband duke e bërë të lehtë gjetjen e sendeve të humbura siç janë çelësat e makinës të cilët kishin një AirTag.

Me debutimin e iPhone 15, iPhone do të pajiset me gjeneratën e dytë të çipit Ultra Wideband, i cili bën të mundur lidhjen me pajisje të tjera të cilat janë 3 herë më larg sesa distanca që ka qenë e mundur me çipin ekzistues UWB.

Plus Apple thotë se është më e lehtë të gjeni një mik në një turmë me një iPhone 15.

Telefoni i ri ofron lokalizim me saktësi të lartë kështu që mund të gjeni miqtë në një koncert, stacioni treni apo një market. Madje përdoruesit do të orientohen me indikatorë të saktë për tek vendndodhja.

iPhone 15 do të ketë përmirësime të komunikimit siç është cilësia më e lartë audio që i jep prioritet zërit në rastin kur i telefononi dikujt në një turmë.

Në situata ekstreme, iPhone përfshin mbështetje për thirrjet satelitore me Emergency SOS, funksionalitet që është zgjeruar në 14 vende të reja të botës.

LEXO EDHE:

Back to top button