Teknologjia e re e karikuesit të telefonave celularë “super sonic” a po i ngarkon bota telefonat inteligjentë deri në 50 për qind në 2 minuta?
Teknologjia e re e karikuesit të telefonave celularë "super sonic" a po i ngarkon bota telefonat inteligjentë deri në 50 për qind në 2 minuta?
Kompania Realme prezantoi një teknologji të re karikimi, të cilën e la të kuptohet më herët. Realme ka ofruar më shumë detaje mbi teknologjinë e saj të karikimit 320W, e cila quhet 320W SuperSonic Charge dhe është teknologjia më e shpejtë e karikimit të smartfonëve në botë.
Realme thotë se karikimi SuperSonic 320 W e ngarkon plotësisht baterinë e telefonit në katër minuta e 30 sekonda. Karikon baterinë deri në 26% në një minutë, dhe duhen më pak se dy minuta për të ngarkuar mbi 50 për qind.
Kompania thotë se teknologjia e karikimit 320W është pak më e shpejtë se teknologjia 300W e Redmi, e cila ngarkon plotësisht baterinë 4000 mAh në katër minuta e 55 sekonda, ndërsa teknologjia e Realme ngarkon baterinë 4400 mAh në më pak se pesë minuta.
Përshtatësi 320 W quhet “Pocket Cannon” dhe ofron një fuqi dalëse prej 3.3 W/cm3. Ai gjithashtu mbështet protokollet kryesore të karikimit duke përfshirë UFCS deri në 320W), PD dhe SuperVOOC. Ekzistojnë dy porte USB-C për karikim të njëkohshëm: 150 W për telefonat Realme dhe 65 W për laptopët e pajtueshëm.
Përveç karikuesit 320 W SuperSonic Charge, Realme prezantoi gjithashtu një bateri fleksibël 4,420 mAh. Bateria përmban katër qeliza, secila më pak se tre milimetra e hollë dhe ofron 10% rritje të kapacitetit në krahasim me modelin tradicional.