Teksas, 46 persona të vdekur në një kamion të braktisur

Teksas, 46 persona të vdekur në një kamion të braktisur

Të paktën 46 persona, të cilët besohet se kanë qenë migrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në një paralagje të San Antonios në Teksas. Një zjarrfikës ka thënë se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar në spital. San Antonio, qytet rreth 250 kilometra nga kufiri mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, është rrugë kryesore transiti për kontrabanduesit e njerëzve. Trafikuesit zakonisht përdorin kamionë për të transportuar migrantët pa dokumente, pasi të kenë kaluar në SHBA. Autoritetet kanë arritur në vendin e ngjarjes pas raportimeve për një trup të vdekur. Sekretari amerikan për Siguri Kombëtare, Alejandro Mayorkas, departamenti i të cilit ka nisur hetimet, ka thënë se “trafikuesit e njerëzve janë individë pa shpirt, që nuk kanë parasysh njerëzit e cenueshëm, të cilët i shfrytëzojnë për të rrezikuar rendin dhe për të përfituar”.

“Ne nuk është dashur të hapim një kamion dhe të shohim gjithë ata trupa aty. Asnjëri prej nesh nuk ka ardhur në punë duke imagjinuar diçka të tillë. Për fat të mirë, ne mundëm të transportonim për në spital 16 persona. 12 prej tyre janë të rritur dhe katër fëmijë. Të gjithë ishin me vetëdije në momentin e transportit”, tha Çarlls Hud, Shef i zjarrfikësve në San Antonio.

“Një punëtor, i cili punon në një nga ndërtesat këtu pas meje, dëgjoi një britmë për ndihmë. Doli për të hetuar. Gjeti një rimorkio me dyert pjesërisht të hapura. I hapi ato për të parë. Dhe gjeti një numër të personat e vdekur brenda. Ne kemi tre persona në paraburgim. Nuk e dimë nëse ata janë absolutisht të lidhur me këtë apo jo. Tani është një hetim federal”, tha Uilliam Mek Manus, Shef i Policisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button