Tel Aviv, fluturimi i parë tregtar mes Izraelit dhe EBA-s

“Ky është një fluturim historik dhe ne shpresojmë që të jetë gjithashtu dhe fillimi i një udhëtimi akoma më historik në Lindjen e Mesme dhe më gjerë”, deklaroi Kushner në aeroportin Ben Gourion, i dekoruar me flamujt amerikan dhe izraelitë.

Boeing 737 la tokën izraelite rreth orës 11:22 (08:22 GMT) dhe do të mbërrijë në Abu Dabi në orët e pasdites.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli njoftuan më 13 gusht një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre jo zyrtare që prej disa vitesh duke u bërë kështu vendi i parë i Gjirit që ndryshoi statusin e marrëdhënieve të tij me Izraelin, dhe i treti në botën arabe, pas Egjipti në 1979 dhe Jordanisë në 1994

LEXO EDHE:

Back to top button