Teleskopi hapësinor James Webb gati për të bërë histori

Teleskopi më i madh hapësinor i krijuar ndonjëherë pritet të lëshohet në hapësirë ​​në minutat e ardhshme, ku nëse gjithçka shkon sipas planit, instrumenti me peshë 6350 kg pas një udhëtimi 26 minutash do të lëshohet nga raketa në hapësirë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se teleskopit do t’i duhet një muaj për të arritur në destinacion, në orbitën diellore rreth një milion milje nga Toka, që është rreth katër herë më larg se prej Hënës.

Ky teleskop, i quajtur sipas njeriut që mbikëqyri NASA-n gjatë viteve 1960, James Webb është rreth njëqind herë më i ndjeshëm se Hubble dhe pritet të ndryshojë thellësisht kuptimin e universit dhe vendin e njeriut në të.

LEXO EDHE:

Back to top button