Teleskopi hapësinor James Webb niset në mision historik
Teleskopi James Webb është nisur drejt hapësirës në misionin e tij historik për të sjellë pamje të yjeve të parë që ndriçojnë Universin.
Observatori u ngrit drejt qiellit me anë të një rakete nga porti Kourou në Guajanën franceze.
Fluturimi i këtij teleskopi në orbitë zgjati më pak se gjysmë ore me një sinjal që konfirmonte një rezultat të suksesshëm të marrë nga një antenë tokësore në Kenia.
Webb, i cili kushtoi 10 miliardë dollarë, është pasardhësi i teleskopit Hubble, njofton BBC, përcjell Klankosova.tv
Inxhinierët që punojnë me agjencitë hapësinore të ShBA-së, Evropës dhe Kanadasë kanë ndërtuar megjithatë observatorin e ri për të qenë 100 herë më i fuqishëm.
“Ngritur nga një pyll tropikal, James Webb fillon një udhëtim në lindjen e Universit”, tha komentatori televiziv i agjencisë amerikane të hapësirës (NASA) Rob Navias, në momentin që raketa u largua nga Toka.







