Temperatura deri në 34 gradë, pasdite rrezik për stuhi lokale

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë, me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga veriu, me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë, veçanërisht në pjesët lindore të vendit.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 9 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 34 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të zbresë në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 31 gradë.

Sipas parashikimit të Administratës për Punë Hidrometeorologjike, nga sot deri në fillim të javës së ardhshme moti paradite do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të ndryshueshme.

Për shkak të energjisë së lartë në atmosferë, gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit të lig afatshkurtër, veçanërisht në pjesët juglindore të vendit.

LEXO EDHE:

Back to top button