Temperaturat deri në 36 gradë sot, nesër do të ketë reshje shiu
Nesër dhe pasnesër do të jetë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare, ndërsa pasdite parashikohen reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erëra të forta.
– Për shkak të energjisë së lartë në atmosferë, proceset lokale do të marrin formën e një stuhie me shira intensivë të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe shfaqje të breshërit, paralajmëron Administrata Hidrometeorologjike.
Deri në fund të kësaj jave, do të krijohen kushte për paqëndrueshmëri lokale, të shoqëruara me shira të rrëmbyeshëm, stuhi dhe erëra të forta.








