Ten Hag: Rashfordi është padyshim një prej më të mirëve

Trajneri i Man United, Erik ten Hag ka komentuar në lidhje me Markus Rashfordin. Ky i fundit po kalon në një moment tejet të mirë në karrierë.  Ai është një lojtar vendimtar në suksesin e Man. Junajtedit në pjesën e dytë të sezonit. Në 34 ndeshje sa ka zhvilluar në total në të gjitha garat me klubin e tij ai ka shënuar plot 21 gola. Së fundmi në lidhje me anglezin ka komentuar edhe trajneri i ekipit, Erik ten Hag.

“Ai është padyshim një prej tyre më të mirëve. Ai ka aftësitë. Isha i bindur që në momentin e parë. Isha shumë i emocionuar për të punuar me të. Po, mendova se mund të përfitoja më shumë prej tij. Por ai ka kaq shumë aftësi, potencial kaq të lartë dhe mendoj se mund të ketë edhe më shumë”, u shpreh holandezi.

LEXO EDHE:

Back to top button