PSZH do të përdorë Lionel Mesin që të bind Pep Guardiolën?

Paris Sen Zhermeni po çalon dhe drejtuesit e tij pritet të reflektojnë për të ardhmen e trajnerit Galtier. Sipas raportimeve nga Franca, klubi i Parisit po përpiqet në çdo mënyrë të bind Pep Guardiolën që të largohet nga Man. Siti dhe sezonin e ardhshëm të marrë drejtimin e ekipit të tyre.

Kjo pistë mund të duket disi e arritshme, pasi nëse “qyterarët”, të cilët janë nën hetim, do të sanksionohen, atëherë spanjolli do të zgjidhte largimin dhe PSZH duket një vend goxha premtues për të ardhmen e teknikut.

Nga Franca më tej theksohet se sapo të rinovohet Mesi, argjentinasi mund të përdoret si një negociator për të bindur Guardiolën, duke ditur se dyshja i kanë ruajtur marrëdhëniet pozitive mes tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button