Tenderi për autobusët ekologjikë përfundon, 30 të parët vijnë brenda gjashtë muajve

Kreu i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgievski njoftoi se ka përfunduar procedura e tenderit dhe oferta publike për prokurimin e 100 autobusëve të rinj ekologjikë për Qytetin e Shkupit.

Ky është një hap historik dhe fillimit të një epoke të re në transportin publik urban – më modern, më të pastër, më të sigurt dhe më dinjitoz për banorët e Shkupit, ka shkruar Gjorgjievski. 30 autobusët e parë dhe 15 stacionet e karikimit pritet të dorëzohen brenda një periudhe jo më të gjatë se gjashtë muaj nga data e lidhjes së kontratës. Kjo është thirrja e tretë për prokurimin e autobusëve të rinj. 50 nga 150 autobusët do të shpërndahen nëpër Komunat e tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button