Tension për ligjin e ri! Organizatorët e lojërave të fatit paralajmërojnë reagim të ashpër
Shoqatat e organizatorëve të lojërave të fatit kanë reaguar ndaj procedurës për miratimin e Propozim-ligjit për lojërat e fatit, duke vlerësuar se procesi po zhvillohet pa konsultime të mjaftueshme me sektorin e prekur. Sipas tyre, para dy javësh i kanë dorëzuar Kuvendit kërkesë zyrtare për organizimin e një debati publik lidhur me propozim-ligjin, por akoma nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Shoqatat paralajmërojnë që nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, do të shfrytëzojnë të gjitha mjetet demokratike, për të çuar, siç thonë ata, drejtësinë deri në fund.
“Për fat të keq jo vetëm që nuk morëm as përgjigje pozitive e as negative, sot në rend dite në seancën plenare është vendosur propozim ligji për lojërat e fatit në lexim të parë. Po përforcohet përshtypja jonë se për dikë më me rëndësi është të shpejtuarit sesa gjërat thelbësore…. 01:51 Një ligj i përgatitur kështu, në afat mesatar, do të bëjë kaos në shoqëri që vështirë se mund të pengohet. Prandaj vlerësojmë se është e nevojshme që në ligjvënës, të përballen argumentet dhe më e rëndësishmja, opinioni të merr një informacion të qartë se çfarë dëmi do të paraqes miratimi i këtij propozim ligji“ – Goran Stojmenov, Përfaqësues i APIS. /Alsat.mk








