Tentim vrasje në Veles, 30 ditë paraburgim për 73 vjeçarin

Prokuroria Themelore Publike Veles ka nxjerrë Urdhër për kryerjen e hetimeve kundër një personi nga Velesi i moshën 73 vjeçare për vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 lidhur me nenin 19 (tentativë) të Kodit Penal.

“Më datë 13.11.2021 rreth orës 19.45, i dyshuari duke ushtruar dhunë në familje ka tentuar ta vrasë gruan e tij, e cila është 58 vjeçare. Ai ka nisur një debat verbal me viktimën, pasi ajo ndodhej në katin e dytë të shtëpisë së tyre familjare ku jeton djali i tyre me familjen, për të ndihmuar nipin e sëmurë. I dyshuari, nga poshtë jastëkut të krevatit ku fle, ka nxjerrë dy thika të mëdha dhe ka kërcënuar se do ta vriste bashkëshorten e tij. E dëmtuara ka filluar ta thërrasë djalin e saj, pas së cilës ai ka ardhur, e ka goditur të dyshuarin dhe ka arritur t’ia marrë thikat”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Meqenëse ekziston rreziku që nëse lirohet, i dyshuari mund të ikë dhe ta kryejë veprën penale, Prokurori publik nga Prokuroria e Velesit, gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Veles i ka dorëzuar propozim për caktimin e paraburgimit të të dyshuarit. Propozimi është pranuar dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Back to top button