Tentimi i fundit për largimin e vetos bullgare

Në pritje të takimit të ambasadorëve në të cilin presidenca gjermane sërish rikthen konkluzionet mbi zgjerimin e BE, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, të cilat u hoqën javën e kaluar për shkak të vetos së Bullgarisë për negociatat me Maqedoninë e Veriut, Ministrja e Jashtme Bullgare Ekaterina Zaharieva doli me akuza të reja kundër Shkupit, ndërsa kolegu i saj Bujar Osmani me ide për zbatim paralel të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe negociatave për anëtarësim në BE.

- Advertisment -

Sipas Zaharieva, Bullgaria nuk e mohon gjuhën dhe identitetin e maqedonasve, por ajo beson se procesi ishte përmbysur, d.m.th, siç tha ajo “ata mohojnë të drejtat e bullgarëve” duke deklaruar se “kushdo që e identifikon veten si një qytetar me rrënjë bullgare në vend, edhe më tej diskriminohet”.

LEXO EDHE:

Back to top button