Tentoi të fuste ilegalisht 930 teste për COVID-19 nga Serbia, arrestohet nga policia

Në pikë-kalimin kufitar në Muçibabë mbrëmjen e së mërkurës është arrestuar një shqiptar me shtetësi serbe pasi që në veturën e tij janë gjetur 930 teste COVID-19 dhe 21 copë ftohëse.

Teste këto të cilat ai tentoi t’i fuste ilegalisht nga Serbia për në Kosovë.
Me vendim të prokurorit të arrestuarit i është konfiskuar vetura, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“PKK. Muçibabë 04.11.2020-20:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Serbisë pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij i janë gjetur dhe sekuestruar disa kutia me gjithsejtë 930 teste për Covid 19 dhe 21 copë ftohëse. Me vendim të prokurorit i është konfiskuar automjeti ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Kosovapress/

LEXO EDHE:

Back to top button