Teologët: Muaji i Ramazanit duhet tē jetë muaji i aktivizmit dhe jo të arsyetohemi për të mos punuar

Teologët: Muaji i Ramazanit duhet tē jetë muaji i aktivizmit dhe jo të arsyetohemi për të mos punuar

Teologia Esma Sherifi Kurti, e ftuar në emisionin Ditë e Re ka theksuar se muaji i shenjtë i Ramazanit nuk duhet të jetë një justifikim për të ulur ritmin e jetës së përditshme, por përkundrazi, një periudhë për t’u aktivizuar dhe për të dhënë maksimumin në çdo aspekt.

“Ramazani nuk ka ardhur për ta bërë dembel njeriun, por për ta aktivizuar. Nëse dikush nuk e ka kuptuar se këto 30 ditë duhen shfrytëzuar në maksimum, atëherë nuk e ka kuptuar drejt këtë muaj. Nuk mund të jemi besimtarë të mirë nëse i hyjmë në hak punës, shkollës apo çdo detyrimi tjetër,” tha Esma Sherifi Kurti, teologe.

Ajo theksoi se disa njerëz e perceptojnë Ramazanin si një kohë për të fjetur më shumë dhe për të shmangur përgjegjësitë, gjë që sipas saj është një keqkuptim i madh.

“Në momentin që kemi kuptuar se në Ramazan duhet të flejmë dhe të justifikojmë mungesën në punë apo në shkollë, atëherë nuk e kemi shfrytëzuar si duhet këtë begati. Në asnjë mënyrë besimtari nuk duhet të arsyetohet se nuk mund të shkojë në punë ose të çalojë në punë për shkak të agjërimit,” shtoi ajo.

Sherifi gjithashtu foli për rastet kur nxënësit mungojnë në orët e para të mësimit për shkak të lodhjes nga agjërimi, duke sugjeruar që mund të ketë një koordinim më të mirë në mënyrë që fëmijët të kenë edhe mundësi pushimi. Megjithatë, ajo theksoi se përkushtimi dhe përgjegjësia duhet të mbeten prioritet. Sipas saj, muaji i Ramazanit duhet të jetë periudha kur besimtarët bëhen më aktivë dhe më të ndërgjegjshëm për detyrimet e tyre, duke dhënë shembull pozitiv për shoqërinë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button