Ter Stegen: Mezi pres që të nis sfida ndaj Espanjollit

Mark Andre Ter Stegen mezi pret rikthimin e garës me klubin, pas fiaskos gjermane në Kupën e Botës në Katar.
“Mezi po presim, me të vërtetë duam të kthehemi te ndeshjet e La Liga-s. Për të gjithë tifozët e Kupës së Botës që na kanë lënë ndjenjën se mund të bëjmë diçka më shumë, tani kemi një mundësi të mirë për të ecur përpara. Testi i parë do të jetë ndaj Espanjoll-it, më 31 janar. Fitorja e një derbi është çelësi për t’u futur në një dinamikë të re dhe të mire,” shpjegoi portieri gjerman në një deklaratë për “TV3”.
Portieri beson tek ekipi dhe nuk mbyll asnjë derë.
“Ne gjithmonë luajmë për të fituar. Do të bëjmë gjithçka për të fituar sa më shumë tituj. Kemi një ekip super të mirë dhe super të shëndetshëm, nuk kam asnjë dyshim se do të shkojë mire. Ndihem super mirë dhe shumë i balancuar në nivel personal. Ndihem mirë, jam i lumtur. Kur skuadra gjendet në situata të vështira, më pëlqen të jem aty për të ndihmuar,” shton Ter Stegen.
Në këtë kuptim, ai kujton një ndalesë në fillim të vitit, në fushën e Majorkës, në një aksion ndaj Haume Kosta. Një ndërhyrje e Ter Stegen shërbeu për vulosjen e 3 pikëve.
“Ka qenë një vit spektakolar për mua në nivel personal. Filloi me atë ndalesë dhe kjo është arsyeja pse po i qëndroj atij. Më shënjoi gjithë vitin,” tha në fund portieri gjerman.
Ter Stegen është një nga lojtarët me numrin më të madh të paraqitjeve për të zëvendësuar Zherard Pike, si kapiten i Barcelonës, diçka që do të ishte një krenari për gjermanin.