Luka Modriq do të mungojë në ndeshjen e parë të Realit, pas Botërorit

Luka Modriq nuk do të luajë për Real Madridin në ndeshjen e parë të kampionatit spanjoll pas Botërorit në Katar. Real Madridi ndeshjen e parë të turneut në Katar do ta luajë larg Valladolidit, ndërsa përveç Modriqit do të mungojë edhe dyshja franceze Aurelien Tçouameni dhe Eduardo Kamavinga, të cilët luajtën në finalen e kampionatit.

Ndryshe, Modriq, i cili aktualisht është në pushime me familjen e tij, fundjavën e kaluar në llogarinë e tij në “Instagram” ka publikuar një fotografi familjare nga Maldivet. Pritet që Modriq t’i bashkohet skuadrës në javën e parë të vitit të ri.

Real Madrid aktualisht është dy pikë prapa liderit Barcelona në renditjen e La Liga-s, pas 14 ndeshjeve të luajtura.

LEXO EDHE:

Back to top button