Tërmet 2.5 ballë u regjistrua mbrëmë në rajonin e Shkupit
Një tërmet me magnitudë lokale 2.5 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në rajonin e Shkupit, duke u ndier edhe në vendbanimet përreth.
Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup, lëkundja është regjistruar në orën 21:54, ndërsa epiqendra ka qenë në zonën sizmike të Shkupit.








