Trending
Tërmet 3.5 ballë pranë Shkupit, dridhjet ndihen edhe në qytetet përreth
Tërmet 3.5 ballësh sipas Rihterit në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të Entit Sizmologjik dridhjet e tokës u regjistruan në orën 17 e 41 minuta. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 21 kilometra në lindje të Shkupit, ndërsa thellësia 5 kilometra. Sipas të dhënave zyrtare intensiteti i tërmetit ishte 4 sipas shkallës Makrozismike Evropiane.
Ndërkohë më herët gjatë ditës një tërmet me magnitudë 3.9 i shkallës Rihter është regjistruar Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit i Gjeoshkencave epiqendra ka qenë rreth 6 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 32 kilometra në juglindje të Tiranës. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Durrës dhe në disa zona të tjera të Shqipërisë. /Alsat.mk






