Tërmet me magnitudë 4.1 godet Shqipërinë

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në Shqipëri, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Gjermane për Gjeoshkenca (GFZ).

Lëkundja sizmike ka ndodhur në orën 16:26 UTC (18:26 sipas orës lokale), me epiqendër pranë zonës së Janinës dhe në afërsi të kufirit jugor të Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar. Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa qytetarët në disa zona kanë raportuar se i kanë ndjerë lëkundjet.

LEXO EDHE:

Back to top button