Tërmeti 7,3 rihter godet Indonezinë
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e së enjtes në provincën Maluku në Indonezi.
Deri tani ende nuk ka njoftim për persona të lënduar, ndërsa nuk ka as alarm për cunam.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në det të hapur, në një thellësi prej 166 kilometrash, rreth 120 kilometra në verilindje të qytetit Lospalos.







