Tërmeti ‘dridh’ edhe një studio televizive në Mal të Zi

Tërmeti ‘dridh’ edhe një studio televizive në Mal të Zi

Një video e një prezantueseje të lajmeve është bërë virale në internet, sidomos për reagimin e saj.

Sipas medieve kroate, bëhet fjalë për një drejtuese lajmesh në Mal të Zi, e cila po drejtonte një emision Live kur studioja u trondit nga një tërmet.

“Opa, në këtë moment ka një tërmet, shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë prezantuesja dhe vazhdoi të bënte punën e saj.

Dhe komentet në rrjetet sociale janë plot admirim për reagimin e prezantueses, e cila, siç shkruajnë disa, e ka bërë punën e saj me qetësi, maturi dhe profesionalizëm.

LEXO EDHE:

Back to top button